Në kopshtin për fëmijë zgjidhet këshilli i prindërve, i cili përbëhet nga përfaqësues të prindërve, fëmijët e të cilëve qëndrojnë në kopsht e fëmijëve.
Këshilli i Prindërve ka 5 (pesë) anëtarë, në raport me numrin e fëmijëve nga çdo objekt i kopshtit.
Kur anëtari i këshillit të prindërve pushon së qeni prind, përfaqësues i këshillit zgjidhet një prind tjetër nga i njëjti institucion si përfaqësues i këshilli.
Këshilli i prindërve nga radhët e tij emëron dy përfaqësues në Këshillin drejtues, me shumicë votash.
Me këshillin udhëheq kryetari i cili zgjidhet nga anëtarët e këshillit të prindërve me votim publik nga radhët e anëtarëve të tyre, me shumicë votash.
Deri në zgjedhjen e kryetarit, me këshillin udhëheq anëtari më i vjetër.