Kjo Kërkesë vlen derisa nuk është zgjidhur pozitivisht. Komisioni për pranimin e fëmijëve mblidhet njëherë në muaj, i shqyrton Kërkesat dhe bën pranimin e fëmijëve sipas kritereve të caktuara (adresa e vendbanimit, statusi i punësimit të prindërit/kujdestarit, koha e pritjes, prind vetushqyes, programi për qëndrim i cili është zgjedhur, prezenca e fëmijës tjetër në kopsht etj.)
Nëse fëmija është pranuar, prindi është i obliguar në afat prej 30 dite nga dita e pranimit të Aktvendimit për pranimin e fëmijës që ti kompletojë të gjitha dokumentet e nevojshme, ta nënshkruajë Kontratën për të drejtat dhe detyrat për përkujdesje dhe edukim të fëmijës me Institucionin dhe të bëjë pagesën.
Për transferimin e fëmijës nga një objekt në tjetrin, prindi/kujdestari, me shkrim plotëson një Kërkesë ku thuhet se nga cili objekt dhe në cilin objekt është transferuar fëmija dhe arsyen e transferimit të fëmijës.
Kërkesa shqyrtohet dhe për të vendos Komisioni për pranimin e fëmijëve. Për zgjedhjen pozitive të kërkesës njoftohet prindit/kujdestarit në mënyrë elektronike, në adresën e shtëpisë me shkrim ose me telefon.